Rooney letër UEFA-s: Më falni


Sulmuesi anglez i Manchester United, Wayne Rooney nuk ka qëndruar duar kryq për të pritur vendimin e UEFA-s, për kartonin e kuq të marrë gjatë së premtes kundër Mal të Zi.

E përditshmja britanike “Daily Mail” raportn se reprezentuesi anglez i ka shkruar një letër personalisht komisionit disiplinor të UEFA-s në një përpjekje për t’ia ‘falur’ gabimin e bërë gjatë ndeshjes për kualifikimet e Kampionatit Evropian, ku Rooney goditi në mënyrë të pahijshme mesfushorin malazez me që rast ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Letra e talentit të “Djajve të Kuq” do të jetë pjesë e një dosje të veçantë që është dërguar në selinë e UEFA-s, përpara seancës disiplinore të së enjtes.

Dosja, së bashku me ekspertë nga departamenti ligjor i Federatës Angleze (FA), gjithashtu përfshin një letër të trajnerit të Anglisë, Fabio Capello dhe një DVD e cila thekson aspekte të veçanta të incidentit.

FA do të apelojë në qoftë se sulmuesi i tyre 26-vjeçar merr një dënim më shumë se një ndeshje.

Komento këtu!

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s