Anglia dënon Rooney: Një idiot në qarkullim


”Një idiot në qarkullim”, ky është titulli metë cilën “Times” vendos në faqen kryesore, duke iu referuar kartonit të kuq të marrë në gjaknxehtësi e sipër nga sulmuesi Rooney, në barazimin 2-2 të arritur në Malin e Zi, në një ndeshje kualifikuese të Euro 2012.

 

o më pak të ashpra edhe titujt e gazetave të tjera që nënvizojnë faktin se sjellja e papjekur e yllit të Manchester United rrezikoi të vendoste në rrezik kualifikimin për në evenimentin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë. ”Ishte një gjest tërësisht i pajustifikueshëm, një budadallëk që mund t’i kushtonte shtrenjtë kombit të tij”, komentonte “Daily Mirror”. Dhjetë futbollistët e mbetur në fushën e zjarrtë të Podgoricës vlerësohen si heronj nga “The Guardian”, që titulloi: “Anglia brenda, Rooney jashtë”, duke iu referuar kualifikimit të ardhur pas barazimit të vuajtur. Një pjesë e madhe e mediave e lidhi presionin me të cilin Rooney luajti në fushën e lojës me stresin që mund t’i ketë krijuar arrestimi i babait, i vendosur nën pranga vetëm një ditë më parë, për përfshirjen në një rrjet bastesh të paligjshme.

Komento këtu!

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s