Cleverley mposht gazetën “The Sun” në gjyq


Futbollisti i Manchester United, Tom Cleverley, fitoi një gjyq për shpifje ndaj gazetës “The Sun” dhe përfitoi një dëmshpërblim të madh por shuma nuk është bërë publike 

Mesfushori 22-vjeçar paditi të përditshmen më të madhe në Britani për akuza të rreme, pasi në të u publikua një artikull, ku tregohej i riu duke u shoqëruar me një prostitutë dhe duke pirë në një pab, një ditë përpara një ndeshjeje.

Në sallën e gjyqit, avokati i futbollistit arriti të provonte se në fakt nuk ishte ai që kishte kryer këtë veprim, por një tjetër i ri, i cili kishte një ngjashmëri të madhe me Cleverley.

Futbollisti u shpreh jashtëzakonisht i “zhgënjyer dhe i siklterosur” nga publikimi i asaj historie të pavërtetë. Gjykata vendosi për akordimin e një dëmshpërblimi të majmë ndaj 22-vjeçarit, shumë e cila me dëshirën e vetë Cleverley, është mbajtur e fshehtë.

Komento këtu!

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s