Welbeck: Jam rritur si njeri dhe si lojtarë


 

 

 

 

  

Sulmuesi anglez, Danny Welbeck, është duke dëshmuar tërë potencialin e tij në Manchester United në këtë edicion, kurse këtë progres të madh në karrierën e tij e lidh me paraqitjen e tij në Sunderland në formë huazimi në vitin e kaluar.

 

Mendoj se jam rritur mjaft shumë si lojtar, por edhe si njeri. Po punoj mjaft shumë në fitnes, por kryesisht për forcën e këmbëve. Përgatitja ime fizike është shumë më e mirë se më parë. Disa sulmues kanë nga 90 kile, kurse unë peshoj vetëm 70 kile. Gjithsesi, më duhet të jem më i fortë”, ka thënë Welbeck. Ai në ndeshjen kundër Norwichit  shënoi gol, duke regjistruar golin e tij të pestë në këtë edicion. “Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa kur të shënosh gol para tifozëve tuaj. Dëshiroj që këtë ndjenjë ta përjetoj shumë herë. E kemi filluar mirë edicionin dhe mendoj se po luajmë shkëlqyeshëm. Po luajmë futboll sulmues. Kur e humbim topin kthehemi prapa e rimarrim dhe sërish sulmojmë. Është emocionuese të jesh pjesë e gjithë kësaj. Morali ynë është në nivelin më të lartë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për sfidat e reja”, ka nënvizuar sulmuesi i ri i “Djajve të Kuq”, Danny Welbeck.

 

 

 

 

Komento këtu!

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s